Lidhje


Ferma e 'kooperativizimit' në Vizion Plus, do të mbledhë "pavionin vip" të Tik Tokut

Ferma VIP është reality show më i ri që pritet të nisë në Vizion Plus me producente Holta Dulakun. Do të jetë një format ndryshe, ku nuk do të mungojnë artistë nga Shqipëria dhe Kosova.Por pjesë e kastit veç personazheve të njohur do të ketë edhe personazhe të cilët janë bërë të famshëm në Tik Tok. Ata mund të jenë disa prej emrave që qarkullojnë në Tik Tok e padiskutim kanë një grup ndjekësish që i pëlqejnë.

 

 

Tik Tok-u ka nxjerrë mjaft personazhe të tillë në vitet e fundit, të cilët tashmë do t’i shohim edhe në ekran tek Ferma VIP jo vetëm pas ekranit të telefonit, siç i kemi parë deri më sot.

 

 

'Por çfarë impakt dhe qëllimi kulturor priten të kenë iniciativa të tilla, kjo është e dyshimtë sidomos tek një popull i shkatërruar kulturalisht e së fundmi edhe ekonomikisht. Dihet që fenomeni i emisioneve tip kooperative është një mjet që shfrytëzon harresën kolektive për të mpirë ndjeshmëritë ndaj problemeve reale.'

 

Nga /Vizion plus. tv

XS
SM
MD
LG