Lirohet nga burgu ish-deputeti Jurgis Çyrbja
Saturday, 21 February 2026 14:42
Lirohet nga burgu ish-deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Jurgis Çyrbja. Lajmi konfirmohet për Ballkanweb nga gazetarja Klodiana Lala.
Ish-deputeti Çyrbja ishte deklaruar fajtor dhe ishte dënuar me 3 vite burgim për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, ai do të vuante 2 vite burg.
Në të njëjtin proces, Altin Hajri u dënua me 3 vite burg, ndërsa Ahmet Masha u dënua me 2.6 vite burg.