Informonte Pëllumb Gjokën, SPAK sekuestron pasurinë me vlerë rreth 1 mln euro të ish-shefit të Operacionales Oltion Bistrit
TIRANË- Ish-shefit të Operacionales Oltin Bistri, i arrestuar më 27 korrik të vitit të kaluar, në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, për grup të strukturuar kriminale e një sërë vepera penale, i janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1 mln. Prokuroria e Posaçme bën me dise se nga hetimet e kryera dhe nga provat e deritanishme është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim Oltion Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1 000 000 (një milion) Euro.
Konkretisht SPAK ka sekuestruar 3 apartamente të Oltion Bistrit në Tiranë, 2 prej tyre me sipërfaqe përkatësisht nga 400 m2, dhe me vlerë totale 400 mijë euro. Po ashtu ka sekuestruar edhe një apartament me sipërfaqe 110.6 m2 me çmim shitje 50300 euro po në Tiranë.
Bistrit i janë sekuestruar edhe dy dyqane. Një dyqan me sipërfaqe 125 m2 me çmim total prej 300 mijë eurosh i ndodhur në Tiranë, si dhe një tjetër dyqan me sipërfaqe 95 m2 me vlerë 230 mijë euro po në Tiranë.
SPAK ka sekuestruar:
1. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 (katërqind) metra katror, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 (katërqind) metra katror, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.
3. Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 125 (njëqind e njëzet e pesë) metra katror, me një çmim në total prej 300 000 (treqind mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.
4. Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 95 (nëntëdhjetë e pesë) metra katror, me një çmim në total prej 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.
5. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament banimi, me sipërfaqe totale 110.6 m2, me çmim shitje 50 300 Euro e ndodhur në Tiranë.
SPAK zbardhi një vrasje dhe tri tentativa vrasjesh falë bisedave të grupeve kriminale të kryera në aplikacionet ‘SKY’ dhe ‘Encro chat’, ku u zbulua se ish-shefi i Operacionales, komunikonte me biznesmenin Pëllumb Gjoka, (i arrestuar) pasi ushtronte veprimtari të lojërave të fatit në Tiranë në mënyrë të kundraligjshme.
Ish Shefi i Operacionales, i tregon sesi ka hyrë ‘mik’ që të mbante fjalën e tij dhe kazinoja e Pëllumb Gjokës mos të prekej. Në disa prej bisedave të dala nga dosja, ku Gjoka dhe Bistri komunikonin në ‘Sky’, duket se Bistri shërbente si informatori i gjithçkaje çfarë ndodhte në godinën e Policisë së Shtetit.
Nga operacioni i koduar Metamorfoza, u prangos edhe prokurori Xhevahir Lita ndërsa u shpall në kërkim edhe Ervis Martinaj./report-tv.al