Lidhje


Begaj në Jordani: Shqipëria synon kapitull të ri partneriteti me Mbretin Abdullah II

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u nis sot për një vizitë shtetërore dyditore në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, me ftesë të Mbretit Abdullah II. Në qendër të kësaj vizite në Amman do të jenë takimet me autoritetet më të larta jordaneze, me synimin për t’i dhënë një shtysë të re marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për t’i ngritur ato në një nivel më të avancuar bashkëpunimi.

 

Vizita e Kreut të Shtetit vjen si vazhdim i shkëmbimeve të nivelit të lartë mes dy vendeve, pas vizitës që Mbreti Abdullah II zhvilloi vitin e kaluar në Tiranë. Takimet e ndërsjella kanë dëshmuar vullnet politik për thellimin e partneritetit dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Kjo vizitë synon të konkretizojë hapa të rinj në drejtim të forcimit të lidhjeve dypalëshe dhe të hapë rrugë për bashkëpunim më të gjerë në sektorë strategjikë.

XS
SM
MD
LG