Gylenistët e KMSH ftojnë sërish ambasadoren e Izraelit në iftarin e tyre.
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri Galit Peleg ishte sërish e ftuar në iftarin e organizuar nga Komuniteti Musliman. Megjithëse shumë pak përfaqësues të trupit diplomatik të ftuar në këtë iftar, ambasadorja e Izraelit nuk mungon sikurse edhe në iftaret e tjera.
Megjithë gjenocidin e tmerrshëm ndaj muslimanëve në Palestinë dhe dhunimin sistematik ndaj xhamisë së shenjtë Al Aksa në Jeruzalem, gylenistët nuk janë distancuar aspak nga aleanca me Izraelin. Ata në asnjë rast nuk kanë dënuar gjenocidin izraelit ndaj muslimanëve në Palestinë, as dhunimin e xhamisë Aksa.
Në 79 fotografitë e postuara për iftarin në faqen e KMSH-së, gylenistët ishin kujdesur që në asnjë rast të mos dukej pamja e ambasadores izraelite, për shkak të frikës nga reagimi i vazhdueshëm i besimtarëve për praninë e saj në iftar.
Mexhlis në mënyrë të vazhdueshme ka denoncuar aleancën e gylenistëve me Izraelin. Kjo aleancë tregon se organizata Gylen është një vegël dorën e Izraelit dhe ideologjisë ekstremiste rraciste fetare cioniste të tij.
Gylenistët në të gjithë botën sikurse edhe në Shqipëri nuk përfaqsojnë interesat e muslimanëve por interesat e jomuslimanëve dhe izraelitëve tek muslimanët.