Lidhje


“E-Albania” offline për 3 ditë, kompania "fantazme" nga Qipro përlan 8 milionë euro për SMS-të

Përdoruesit e platformës e-albania, brenda dhe jashtë Shqipërisë, qytetarë dhe biznese,  janë përballur me një ndryshim në procedurën e hyrjes në sistem ditën e sotme. Pasi vendosin ID-në dhe pasvvordin e zakonshëm, apo niptin dhe pasvvordin në rastin e bizneseve, përdoruesve u thuhet se do të marrin me mesazh ose me e-mail, një kod sigurie një-përdorimësh të cilin duhet ta vendosin për tu loguar në e-albania. Pasi kodi vjen me mesazh, e njëjta gjë ndodh edhe me e-mail dhe qytetari futet në platformën qeveritare e cila fundjavën e kaluar doli offline për tri ditë, pikërisht për futjen e shërbimit të SMS-ve.

 

Kjo është një taktikë tradicionale, krahash shumë të tjerave, që përdoret nga platformat online për të rritur nivelin e sigurisë së përdorimit dhe për të përditësuar të dhënat e vjetëruara të përdoruesve të cilat mund të jenë më të lehta për tu vjedhur ose sulmuar.

 

Megjithatë, ajo cka bie në sy është se “dërgimi i mesazheve” në fjalë, është një barrë e re në buxhetin e shtetit.

 

Në nëntor 2023, AKSHI hapi procedurën e prokurimit që ka në objekt të saj “blerje e ofrimit të shërbimit të sms-ve”, me një fond limit prej 808 milionë lekësh apo rreth 8 milionë euro.  

 

Fitues të tenderit për ofrimin e këtij shërbimi, janë zgjedhur dy subjekte, 1 UP LABS, me nipt M02102002A, me administrator Enjan Gazhga dhe me aksionerë përkatësisht: Enjan Gazhga - 80% dhe Klaudian Dhefto - 20%.

 

Nga viti 2023 kësaj kompanie AKSHI rezulton ti ketë likujduar tri fatura, përkatësisht si më poshtë, me një total rreth 65 milionë lekë:

 

Kompania tjetër pjesëmarrëse në fituesin e tenderit, është H O R I Z O N, me nipt K52225004V me administrator Vasileios Stachos dhe me aksionerë, Comscope Limited - 75%  dhe Enea Buza - 25%.

 

Subjekti HORIZON rezulton kompani “shumë e njohur” për AKSHIN. Agjencia Kombëtare e Shoqerisë së Informacionit i ka dhënë dhjetëra punë e pagesa kompanisë HORIZON e cila rezulton se ka përfituar transaksione nga buxheti i shtetit nga viti 2015 e në vazhdim ndërkohë vetëm nga 2022, dhe në vitin 2023, ky biznes ka marrë me dhjetëra e dhjetëra tendera e financime nga AKSHI.

 

Kompania që zotëron shumicën e aksioneve të HORIZON, Comscope Limited eshte nje shoqeri me numer nipti CY 10127390R, me seli ne adresen: 22, Apllonos Street, 4620 Limassol –Qipro, perfaqesuar nga Znj. Maria Prokopiou Kyriakidou (Sipas kontrates se shitjes se kuotave, date 13.07.2016).

 

Historia e kesaj kompaniel duket me e komplikuar sesa kaq, pasi ajo me pare eshte zoreruar nga disa shtetas te huaj, kryesisht nga Greqia. /Nga lajmifundit.al

XS
SM
MD
LG