Lidhje


Iftaret janë edhe sprovë - Regon hoxhë Vladimir Kera për praninë e ambasadores së Izraelit në iftarin e KMSH

 

Edhe hoxhë Vladimir Kera ka reaguar publikisht duke kundershtuar praninë e ambasadores së Izraelit në iftarin e shtruar pak ditë më parë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), duke dhënë një mesazh me tone reflektuese mbi përgjegjësinë morale dhe përfaqësimin.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Kera thekson se iftaret nuk janë vetëm momente bekimi, por edhe sprovë, duke nënvizuar se “në këtë botë gjithçka është dëshmi për botën tjetër”. Ai shton se mund të mos kemi respekt për “veten”, por për ato që përfaqësojmë, sipas tij, respekti është i domosdoshëm.

 

Postimi i tij vjen në një klimë debatesh brenda opinionit publik dhe radhëve të besimtarëve, pas kritikave të mëparshme të artikuluara edhe nga hoxhallarë të tjerë për praninë e përfaqësueses diplomatike izraelite në tryezat e iftarit, në një kohë kur situata në Gaza vijon të mbetet e tragjike sa i takon popullsisë palestineze.

 

Reagimi i tij:

 

XS
SM
MD
LG