Lidhje


5 Marsi vendimtar: Kuvendi voton për arrestimin e Ballukut, PS në mbledhje urgjente në Pallatin e Brigadave

 

Në seancën plenare të datës 5 mars, Kuvendi i Shqipërisë pritet të marrë vendimin përfundimtar lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Çështja do të hidhet në votim në Parlament, ndërsa pritet të përcaktojë një moment kyç në raportin mes shumicës parlamentare dhe drejtësisë.

 

Opozita ka bërë të ditur se do të mbështesë kërkesën e SPAK, ndërsa Partia Socialiste ende nuk ka shpallur qëndrimin zyrtar. Sipas burimeve mediatike që e japin këtë lajm, grupi parlamentar i PS do të mblidhet të enjten në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave, ku do të vendosë për votën që do të mbajë në seancë.

XS
SM
MD
LG