Lidhje


Rritet niveli i prurjeve në Fierzë, shrytëzohet edhe për punimet për zhvendosjen e urës së re mbi Drin

Prej ditësh niveli i ujit në liqenin e Fierzës sa vjen e rritet, e kjo nga shtimi i prurjeve në lumenjtë kryesor që furnizojnë këtë liqen, Drin i Bardhë dhe Drin i Zi, por edhe prurjet anësore. Prurjet e ditëve të fundit i kalojnë 270 metër kub ujë në sekondë, ndërsa kuota ka kaluar ne 289.3 metra mbi nivelin e detit nga 296 metra te kuotës maksimale. Ndonëse ka mungese reshjesh gjate kësaj periudhe, temperaturat e larta që kanë përfshirë rajonin tonë në këtë dimër të pazakonte kanë shkrirë një sasi te konsiderueshme dëbore deri në lartësitë 1700 metra të nivelit te detit.

 

Gjithsesi edhe hidrocentrali i Fierzës po punon me kapacitet të reduktuar me dy turbina të alternuara e kjo për të siguruar rezervë te mjaftueshme ujore në basenin me të madh ujëmbledhës në vend. Konsumi i energjisë elektrike në vend po mbulohet nga prodhimi i hidrocentraleve të tjera, ndërsa një sasi importohet nga tregjet ndërkombëtare të energjisë në bazë të planifikimit dhe përmbushjes së kontratave që KESH ka me operatoret në treg.

 

Rritja e nivelit te ujit në liqenin e Fierzës po shfrytëzohet më së miri edhe për punimet që po kryhen për zhvendosjen e urës së re mbi Drin. Për zhvendosjen e urës duhet qe niveli i ujit të ngjitet së paku n% 287 metra mbi nivelin e detit.

 

Me mbërritjen e kësaj kuote kompania sipërmarrëse për montimin e urës ka nisur menjëherë operacionet e zhvendosjes se saj. Te paktën siç është parashikuar dhe deklarua nga kompania procesi për zhvendosjen e urës duhej të ishte përfunduar në dhjetor e pas vendosjes mbi bazamentet e saj, do të duheshin se paku 3 muaj kohe për përfundimin e plotë të punimeve.

 

Gjithsesi edhe në këto kushte sipas burimeve parashikohet qe ura e re mbi Drin do të jetë e gatshme në sezonin e ri turistik të kësaj vere.

 

/ReportTv.al

XS
SM
MD
LG