Lidhje


Vehap Kola ironizon: Izraelin mund ta përjashtosh edhe nga OKB-ja, por jo nga iftari i KMSH-së

 

Reagimet për praninë e ambasadores së Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, në iftarin e organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, kanë sjellë edhe një koment me tone ironike nga pedagogu dhe analisti Vehap Kola.

 

Në një postim publik, ai shkroi: “Izraelin mund ta përjashtosh nga Eurovizioni, nga lojërat olimpike, madje edhe nga OKB, por jo nga iftari i Komunitetit Mysliman”, duke ironizuar vendimin për ta ftuar diplomaten në një aktivitet fetar, në mes të kritikave për zhvillimet në Lindjen e Mesme.

 

Deklarata e tij është interpretuar si ironi ndaj qëndrimeve aspak parimore te KMSH dhe ka shtuar më tej debatin në opinionin publik mbi këtë çeshtje prej ditësh.

 

XS
SM
MD
LG