A do të arrestohet Meta dhe Shkëlzen Berisha këtë vit?
Avokat Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend, teksa ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, djalit të këtij të fundit Shkëlzenit dhe kreu të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të cilët madje ka paralajmëruar “ditë të zeza”, pasi siç theksoi ai do të kenë telashe me Prokurorinë Speciale (SPAK) sa i takon aferave kriminale dhe korruptive ku janë përfshirë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Beqiri theksoi se sa i takon aferës ‘CEZ-DIA’, arrestimi i parë është Meta, Berisha dhe Shkëlzeni. Ndërkohë gjatë intervistës për “SOT”, Beqiri paralajmëroi se do të hapet dosja numër 2 për masakrën e “Gërdecit”.
Avokati theksoi se në Gërdec është bërë një masakër e vërtetë, pasi janë vrarë 26 persona dhe 300 të tjerë kanë mbetur në tentativë. Ndërkaq, sa i takon “Faksit për Shkëlzenin’, Beqiri tha se ishte dërguar në drejtim të Sali Berishës dhe se nuk është shkruar nga Aldo Bumçi, por nga zv/ministri i Drejtësisë, Viktor Guma, i cili më pas u shpërblye nga Berisha për punën e mirë që bëri./Nga gazeta tema