Lidhje


Mbi 31% e aksidenteve rrugore në janar të shkaktuara nga drejtuesit 25-34 vjeç

Gjatë muajit janar 2026, numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka shënuar një ulje prej 23,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me gjithsej 96 aksidente dhe 149 persona të aksidentuar, të vrarë e të plagosur.

 

Numri më i lartë i aksidenteve shkaktohet nga grupmosha 25-34 vjeç, e cila përbën 31,3 % të totalit të rasteve të regjistruara gjatë këtij muaji. Të dhënat tregojnë se sjellja e drejtuesve të mjeteve është përgjegjëse për 85,4 % të aksidenteve të regjistruara, duke nxjerrë në pah nevojën për përmirësimin e kulturës së drejtimit të mjeteve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit.

 

Nga ana tjetër, dita e javës me numrin më të lartë të aksidenteve është e premtja, me 21,9 %, ndërsa e marta shënojnë nivelin më të ulët, me 6,3 %.

 
 

Aksidentet janë më të shpeshta gjatë orëve të mbrëmjes, nga 19:00 deri në mesnatë, duke përbërë 24 % të totalit të aksidenteve në janar.

XS
SM
MD
LG