Lidhje


Presidenti Begaj kujton 582-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës: Moment historik ku triumfoi bashkimi

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot 582-vjetorin e Besëlidhja e Lezhës, duke vlerësuar këtë ngjarje si një moment kyç të bashkimit dhe qëndresës së shqiptarëve.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj theksoi se Besëlidhja e Lezhës mbetet një standard i sjelljes politike dhe institucionale, ku triumfoi bashkimi mbi përçarjen dhe interesi i përbashkët mbi atë individual.

 

E mbajtur në katedralen e ‘Shën Kollit’ në Lezhë më 2 mars 1444, Besëlidhja e Lezhës ishte një aleancë ushtarake mes princave arbërorë të kohës me qëllim formimin e një boshti të fortë kundër perandorisë osmane që kërcënonte ekzistencën e shqiptarëve.

 

“Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm historik ku triumfoi bashkimi mbi përçarjen, përgjegjësia mbi ambicien personale, interesi i përbashkët mbi interesin individual.

 

Sot, 582 vite më pas, ajo mbetet një standard sjelljeje politike dhe institucionale. Një kujtesë se forca jonë si komb nuk ka qëndruar vetëm në trimëri, por në bashkërendim, vizion dhe udhëheqje me përgjegjësi.

 

Nën frymën e vizionit të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, shqiptarët vepruan si një trup i vetëm dhe u bënë pjesë e historisë evropiane të qëndresës, dinjitetit dhe lirisë”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.

XS
SM
MD
LG