Rihapet për qarkullim rruga Librazhd–Përrenjas
Aksi rrugor Librazhd-Përrenjas në Shqipëri është hapur qarkullim meditën e sotme, njoftoi Autoriteti Rrugor Shqiptar. Sipas tyre, qarkullimi po kryhet përmes një devijimi provizor të ndërtuar ngjitur me gjurmën ekzistuese të rrugës, derisa të përfundohet plotësisht rruga alternative në shtratin e lumit Shkumbin, e cila është tashmë e publikuar dhe e integruar me trupin e hekurudhës.
Segmenti provizor do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe përkohësisht do të jetë i paasfaltuar, deri në stabilizimin e shtresave dhe kryerjen e asfaltimit final.
ARRSh-ja apelon drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt dhe pa rrezik për të gjithë përdoruesit e rrugës
.
Rruga u prish si pasojë e rrëshqitjes së dheut që ndodhi disa ditë më parë, duke bllokuar qarkullimin dhe krijuar nevojën për devijim provizor./ TRT Balkan