Lidhje


“Prapa Belerit, njerëz me influencë”, gazetarja zbulon identitetin: Mbiemri i tij është Shehu, lidhja me vrasjen e Kacifas

Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në emisionin “360 gradë” në ABC News, foli për çështjen ‘Beleri’ dhe akuzat ndaj tij për blerje votash për zgjedhjet lokale të 14 majit në Bashkinë e Himarës. Llabani u shpreh se Beleri, i cili ka 4 emra, në certifikatë mbiemrin e ka Shehu. Ndër të tjera ajo tha se Fredi Bleri është pjesë e grupeve me influencë. “E dini si është mbiemri i Belerit në certifikatë? Është Shehu. Gjatë fushatës elektorale në Himarë ka pasur informacion se emigrantë grekë vinin me autobusë për të krijuar trazira.

 
 

Ishin të gatshëm për të ndihmuar fushatën e Belerit. Këtë vit ka pasur më pak autobus se në vitet e mëparshme.

 

Ka pasur dhe ngjarje të tjerë që lidhin emrin e Belerit me policinë. Flas për Kacifas. Kacifas u vra dhe jo nga ushtarë grek e jo shqiptare.

 

Kush i mori armet, gëzhojat? Autopsia zyrtare është që Kacifas vrau veten. Figura e Belerit nis me dritëhije si emri i tij. Beleri është pjesë e grupeve që ka influencë“, u shpreh Llabani.

 

Ajo tha se Fredi Beleri është një hidraulik, i cili nuk di të lexojë dhe se po përdoret nga qarqe të caktuara. Sipas saj, Beleri po përdoret për qëllime politike, pronësore dhe territoriale.

 

Ka nga ata njerëz, që thonë se Fredi Beleri nuk di të lexojë. Ai është një njeri rastësor dhe është rekrutuar për ta bërë këtë gjë. Po e përdorin këtë për interesa politike, territoriale sigurisht po, por mbi të gjitha dhe për pronat.

 

Fredi Beleri ka bërë një akt, ai mbase do pranojë të bëjë edhe burgun. Është një hidraulik, që nuk di të lexojë, i cili po përdoret”, tha ajo./Nga gazeta tema

 

 

XS
SM
MD
LG