Lidhje


Hakerat iranianë sulmojnë Kuvendin, grupi “Homeland Justice”: Kemi marrë korrespondencën e deputetëve

Gjatë ditës së sotme është raportuar një sulm kibernetik që lidhet me postën elektronike të Kuvendit të Shqipërisë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur grupin e punës për analizimin e rastit dhe ekipet ndodhen në terren duke kryer analizën teknike, si dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm lidhur me këtë situatë.

 

Informacione të mëtejshme do të bëhen publike pas përfundimit të vlerësimit teknik. Grupi Homeland Justice pretendojnë se pas këtij sulmi qëndrojnë ata.

 

Me një postim të bërë më herët në rrjetin social Telegram, Homeland Justice shkruan se të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e tyre.

 

Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Atdheut Drejtësi. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i strehuat vërtet ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që ky turp të mbetet me ju përgjithmonë”, shkruan Homeland Justice, duke lënë të nënkuptuar se kanë në dorë materiale komprometuese.

 

XS
SM
MD
LG