Lidhje


Editoriali me Vuçiçin kundër Kosovës – PD thërret Ramën në Komisionin e Jashtëm

 

Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Jashtëm kanë thirrur në mbledhjen e komisionit kryeministrin Edi Rama, lidhur me një editorial të përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç mbi çështjet e integrimit.

 

Sipas deputetëve, “editoriali i publikuar në median gjermane propozon që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen gradualisht në tregun e brendshëm të BE-së dhe në zonën Schengen, pa qenë ende anëtare të plota të unionit”.

 

Ata theksojnë se “kjo kërkesë bie ndesh me rezolutat e miratuara më parë nga Kuvendi i Shqipërisë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian dhe kërkojnë sqarime nga kryeministri për këtë iniciativë”.

 

Në kërkesë theksohet gjithashtu shqetësimi për ndikimin që mund të ketë kjo qasje në procesin e integrimit dhe në interesat strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës.

XS
SM
MD
LG