Lidhje


Nëndetësja turke mbërrin në Durrës – vizitë që forcon bashkëpunimin ushtarak

 

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve mes forcave detare të vendeve aleate, në Portin e Durrësit ka mbërritur për një vizitë treditore nëndetësja turke TCG İNÖNÜ.

 

Sipas njoftimit të Autoritetit Portual Durrës, gjatë qëndrimit të saj janë ndërmarrë të gjitha masat organizative për të garantuar zhvillimin normal të kësaj vizite.

 

Në bashkëpunim me Forcat Detare shqiptare dhe Policinë Ushtarake është siguruar akomodimi i ekuipazhit të nëndetëses, si dhe janë marrë masa të posaçme për sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit në port.

 

Autoritetet portuale theksojnë se vizita e nëndetëses turke përbën një moment të rëndësishëm bashkëpunimi mes dy vendeve dhe pasqyron marrëdhëniet e konsoliduara në fushën detare dhe atë të sigurisë.

 

Vizita të tilla konsiderohen pjesë e bashkëpunimit të rregullt mes forcave detare të vendeve aleate, me synimin për të shkëmbyer përvoja profesionale dhe për të forcuar koordinimin në rajon.

XS
SM
MD
LG