Lidhje


Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

 

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me votat e shumicës socialiste kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Nga 128 deputetë të pranishëm në seancë, vetëm 47 votuan pro, ndërsa 82 ishin kundër.

 

Disa nga deputetët e maxhorancës munguan në sallë, përfshirë ish-ministren Elisa Spiropali, deputetin Fatmir Xhafaj, Bledi Gonxhja dhe vetë Ballukun. Në favor të socialistëve ka votuar edhe PSD.

 

Prokuroria e Posaçme ka argumentuar se Balluku ka intimiduar dëshmitarë dhe mund të pengojë hetimet, duke kërkuar arrestimin e saj. Megjithatë, Partia Socialiste ka mbajtur qëndrim kundër heqjes së imunitetit, duke dalë në mbrojtje të deputetes.

 

Sipas agjendës së seancës së 12 marsit, përpara prezantimit të raporteve të PD dhe PS në Këshillin e Mandateve, deputetja Balluku shprehu qëndrimin e saj.

 

Më pas, opozita prezantoi raportin e hartuar nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ndërsa anëtarë të shumicës parlamentare shpjeguan qëndrimin e tyre. Pas diskutimeve, u zhvillua votimi përfundimtar.

 

Ky projektvendim kërkonte shumicë të thjeshtë votash për miratim.

 

Partia Demokratike paralajmëroi se do të insistojë për heqjen e imunitetit të Ballukut, duke e konsideruar këtë një test për drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit. Për shkak të tensioneve të larta politike, priten përplasje gjatë seancave plenare, ndërsa opozita ka paralajmëruar edhe protesta jashtë Parlamentit.

XS
SM
MD
LG