Rama për imunitetin e Ballukut: Vepruam si çdo parlament demokratik i Europës, Shqipëria 2030 në BE
Kryeministri Edi Rama reagoi pas votimit në Kuvend ku u rrëzua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke deklaruar se vendimi ishte në përputhje me normat kushtetuese dhe standardet e parlamenteve demokratike europiane.
Rama theksoi se Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe se hetimi duhet të vazhdojë pa ndërhyrje politike apo presione ndaj drejtësisë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai përshëndeti edhe deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, duke thënë se qeveria është plotësisht dakord me parimet e tyre.
Sipas kryeministrit, Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme, pavarësia e gjyqësorit nuk preket dhe mbështetja për SPAK-un mbetet e palëkundur, ndërsa lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë.
Në fund, Rama theksoi se shumica qeverisëse mbetet e fokusuar te objektivi strategjik “Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian”, duke deklaruar se vendi nuk ka plan tjetër përveç integrimit europian.