Vrasja pas një sherri banal, autori person problematik kishte qenë shokë qelie me viktimën
Arratia e 35-vjeçari Ilir Koçilja, i cili vrau me thikë pas një sherri banal një person në Durrës përfundoi pas disa orësh. Ilir Koçilja dhe Halil Koka, që u konfliktuan këtë mesditë në Durrës, ishin fqinj me njëri-tjetrin. Sherri mes tyre nisi në lagjen numër 4 të qytetit, ku Koçilja sulmoi me thikë komshiun. I plagosur 40-vjeçari kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit të tij, por u rrëzua në rrugë, pranë kontejnerëve të mbetjeve urbane. “Erdhën me vrap, ngeli ai çuni. Ambulanca erdhi në kohë. Dëgjova që po shaheshin, pastaj erdhi policia“, tregon një dëshmitar.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i sherrit u bë vendparkim poshtë pallatit, por edhe një borxh. Megjithatë, pritet hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Koçilja, sipas policisë, është person problematik në komunitet. Ai shponte dhe gomat e automjeteve të parkuara në rrugë. Njëkohësisht, dyshohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Vrasja e 40-vjeçarit Halil Koka dyshohet se ka ndodhur pas një sherri mes viktimës dhe autorit për vendparkimin e makinës. Por, viktima dhe autori kanë pasur edhe një konflikt të hershëm për një borxh të pashlqyer.
Autori i dyshuar i ngjarjes Ilir Koçilja raportohet se i kishte marrë një borxh viktimës dhe nuk ia kishte kthyer.
35-vjeçari dhe Halil Koka i kanë banesat përballë njëri-tjetrit në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit.
Policia raportohet se ka shkuar në shtëpinë e autorit, i cili ndodhet ende në arrati.
Burime bëjnë me dije se viktima Halil Koka dhe autori Liri Koçilja kanë qenë dikur të arrestuar për armëmbajtje pa lejë dhe për lëndë narkotike. Të njëjtat burime bëjnë me dije se dikur kanë qenë shokë qelie.
Autori është arrestuar pas disa orësh nga policia./Lajmi i fundit.al