Lidhje


SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian - Mbyllet Homeland Justice

 

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka mbyllur disa faqe interneti që përdoreshin për përhapje propagande pro-iraniane, kërcënime ndaj kundërshtarëve të regjimit dhe publikim të të dhënave të hakuara.

 

Mediat amerikane shkruajnë se u sekuestruan faqe interneti, që lidhen me grupe hakerësh si: Handala, Homeland Justice, Karma Below.

 

Sipas FBI-së, këto grupe kontrollohen nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë.

 

Faqet publikonin materiale të vjedhura nga sulme kibernetike, merrnin përgjegjësi për sulme, si edhe kërcënonin disidentë dhe kritikë të regjimit iranian.

 

Një nga faqet e tjera të internetit të mbyllura ishte e lidhur me Homeland Justice dhe dyshohet se u përdor për të marrë meritat për një sulm kibernetik shumë të publikuar në vitin 2022 kundër qeverisë shqiptare, tha Departamenti i Drejtësisë.

 

XS
SM
MD
LG