Lufta në Iran/ Marlind Laçi debaton me Tritan Shehun: Ke qëndrime islamofobe dhe luftënxitëse!
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Marlind Laçi, debatuan të enjten në mbrëmje në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për qëndrimin e politikës shqiptare ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme. Laçi, duke iu drejtuar Shehut tha se qëndrimi i politikës shqiptare ndaj SHBA-ve ngjan me qëndrimin e dikurshëm për Bashkimin Sovjetik dhe Kinën. Laçi e akuzoi Shehun se ka qëndrime islamofobike dhe luftë-nxitëse.
Debati
Marlind Laçi: Ne biem dakord që qasja shqiptare ndaj Amerikës nuk ka ndryshim, por ka patur të njëjtën qasje edhe për Bashkimin Sovjetik kur ka qenë sekretar i rinisë...
Tritan Shehu: Kur ka qenë Bashkimi Sovjetik unë kam qenë 10-12 vjeç.
Marlind Laçi: Ok, ke qenë me Kinën atëherë.
Tritan Shehu: Mbaje gojën, se kjo është...
Marlind Laçi: Kjo është qasje për t’i shpëtuar të vërtetës që Izraeli nuk është shtet demokratik, por aperteidial që ka vrarë rreth 22 mijë fëmijë dhe unë e kuptoj sikletin e zotit Shehu se do të mbrojë sikletin e tij politik dhe nuk e gjykoj për këtë, se ka qenë i njëjti për 30 vite që të ndryshojë.
Ylli Rakipi: Njëlloj paska qenë.
Marlind Laçi: Po ka qenë tjetër para 30 viteve dhe në këtë kontakt unë gjykoj se Shqipëria duhet të jetë me SHBA-të. Por Shqipëria ka vendosur të aderojë në BE dhe përsa kohë përfaqësuesja e BE, Kaja Kallas refuzon të bëhet pjesë për një aventurë që Izraeli e ka futur Amerikën në një luftë me Iranin, atëherë qëndrimi i Shqipërisë përbën një formë servilizmi, që politikanët shqiptarë ta përdorin në këtë formë. Zoti Rama nuk i ka mirë marrëdhëniet me drejtësinë, por a kanë guxim politikanët shqiptarë që ashtu siç thonë për Iranin, të thonë edhe për regjimin sionist që është një regjim kriminal? Zoti Shehu nuk ka guxim ta thotë se thotë se përfaqëson mendimin e popullit shqiptar. E dimë se këta janë të deleguar të kryetarëve për shkak të listave të mbyllura dhe nuk transmetojnë ndjesitë e popullit.
Tritan Shehu: Unë fola për një çështje, jo për qëndrime personale.
Marlind Laçi: Qëndrimet e tua në rrjetet sociale kanë qenë luftënxitëse, dhe islamofobe.
Tritan Shehu: Realisht nuk të njoh, kush je? Unë nuk vazhdoj dot kështu me një megafon që do të vazhdojë. Unë them mendimet e mia. Ai zotëria me një mungesë të thellë edukate.
Marlind Laçi: Nëse e vërteta është mungesë edukate....