Lidhje


“Akuzat për korrupsion ndaj ish-zv.kryeministres”/ “Al Jazeera” jehonë marshimit të PD: Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës!

 

Protesta kombëtare e Partisë Demokratike ka marrë jehonë nga mediat ndërkombëtare. Al Jazeera i ka bërë një pasqyrim zhvillimit të tubimit të opozitës, duke nënvizuar se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Ed Rama. Dhe se revoltat janë shtuar pas skandalit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

 

Gjithashtu Al Jazeera ka ndarë edhe një video në rrjete sociale të momente të ndryshime të protestës, nga hedhja e molotovëve, te gazi lotsjellës i hedhur nga policia në drejtim të protestuesve.

 

“Protestuesit në Shqipëri hodhën bomba molotovë dhe fishekzjarrë drejt zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar që qeveria të japë dorëheqjen pas akuzave për korrupsion kundër zëvendëskryeministrit.”, shkruan prestigjiozja Al Jazeera bashkëngjitur videos së publikuar.

XS
SM
MD
LG