Berisha: Deklaratat e Marta Kos ndaj shqiptarëve janë raciste dhe korruptive
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së komisioneres Marta Kos, duke e cilësuar atë si “raciste dhe korruptive”.
Berisha tha se nëse kemi të bëjmë me korrupsion politik apo monetar, kjo duhet të hetohet nga institucionet përkatëse të Bashkimit Europian.
“Deklarata e komisioneres Marta, një ditë pasi partia e parë fitoi zgjedhjet në Slloveni dhe që nuk foli gjer dje, është një deklaratë e mirëfilltë raciste dhe korruptive.
Nëse kemi të bëjmë me korrupsion politik apo korrupsion monetar, kjo është çështje e institucioneve të hetimit të BE.
Por të akuzosh një shoqëri se pranon korrupsionin, në një kohë kur mbështet hajdutin me të gjithë peshën që ka Komisioni, pak me thënë, po ngjet si ortak i tij”, tha ai.