Korrupsioni në burgje / Zbardhen përgjimet
Të tjera detaje zbardhen nga dosja e përgjimeve të avokatëve. Në këtë fazë të dytë kemi dorëzimin e ryshfetit me qëllim për t’i lehtësuar masën e sigurisë shtetasit Blerand Kozici.Nikolla Hafesllari i drejtohet pikëtakimit me Nikolla Jeskun, i njohur ndryshe me pseudonimin “Dashi”. Rreth orës 14:05, Hafësllari telefonon “Dashin” për ta pyetur për vendndodhjen.
Jesku: He mo baa…
Hafësllari: He moo…çar bën?
Jesku: Rru…rrugës jam unë!
Hafësllari: Eh mirë ohh hajde.
Jesku: Për 20 minuta të marr në telefon!
Hafësllari: Mirë oh hajd…
Hafesllari dhe Jesku realizojnë edhe një bisedë të dytë telefonike ekzaktësisht 35 minuta më vonë për t’u orientuar drejtë një pikëtakimi.
Jesku: Hě mo vlla!
Hafësllari: Hë mo, te rruga Rinia jam unë. Do ulesh këtej poshtë apo të vij atje??
Jesku: Do vij poshtë!
Hafësllari: Ehhh??
Jesku: Do vij poshtë të takoj…
Sipas raport vëzhgimit të mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Pogradec, rezulton Nikolla Hafesllari është takuar me Dashi Jeskun në orën 14:50, në një ambient publik; rruga “Rinia”, përballë një supermarketi.
Pesë minuta para takimit me Dashin, Hafësllari ka pritur një telefonatë nga Blerand Kozici, i cili e ka telefonuar përmes kabinës telefonike nga IEVP Drenovë. Biseda që zhvillojnë ata nxjerrin në pah nervozizmin e tij për zgjidhjen e çështjes, ndërsa dyshja diskutojnë sërish faktin që avokatja ka dërguar një “porosi” nëpërmjet Nikolla Jeskut (Dash Jesku).
Hafesllari: Alo!
Kozici nga burgu: He more…
Hafësllari: Hë mo!
Kozici nga burgu: Ca po bën?
Hafësllari: Po hiç o mirë, ja po pres atë…se ka dërguar një porosi ajo!
Hafësllari: E mbase duhet të shpjegojë ndonjë gjë, di uně?! Ja tashi atë po.
Kozici nga burgu: Ouuu!
Hafësllari: E mbase duhet të shpjegojë ndonjë gjë, di unë? Ja tashi atë po pres…
Kozici nga burgu: Ahhh ka dërguar kshu…ndonjë letër??
Hafësllari: Mbas Dashit…ere eh kshu një letër…
Kozici nga burgu: Ahh ku? Me furgon?
Hafësllari: Po me Dashin bre, atij ja ka dhënë! Kishte vajtur në zyra ai…di unë, kishte takuar atë…ja…paska dërguar…si sme the i thashë unë, vinja unë…
Kozici nga burgu: Kuuu???
Hafësllari:….po vjen me furgon tashti atë…pres…
Kozici nga burgu: Ehhh çar thua?
Hafësllari: Ehh, po ashtu merrëm për ndonjë gjysëm ore, të ke…
Kozici nga burgu: Hajd, hajd të marr unë…
Hafësllari:….ke kohë…
Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, 13 minuta pasi Jesku i dorëzoi “letrën” (zarfin me para), Nikolla Hafesllari ka telefonuar Dajana Kodrën për ta falënderuar për porosinë dhe lënë takim për të diskutuar detajet e çështjes.
Kodra: Po Imi!
Hafësllari: Ehh tashi e mora porosinë, faleminderit shumë! Po unë kur duhet të vij?? Pastaj apo nesër në mëngjes?
Kodra: Eh po heee….kur thua ti?
Hafësllari: Poo më thuaj dhe ti, prandaja…
Kodra: Po hajde nesër në mëngjes!
Hafësllari: Ehh mirë, mirë të vij…
Kodra:…hajde nesër…në ç’orë do vish nesër?
Hafësllari: …në Korçë, që në mëngjes do vij
Kodra: Okei mirë.
Hafësllari: Hajde mirupafshim atëhere.
Kodra: Hajt, pafshim.
Nga Top Channel