Lidhje


Baba Mondi: Nuk heq dorë nga shteti bektashi, Skënderbeu ishte bektashi

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi, ka deklaruar se ideja për krijimin e një shteti bektashi mbetet në tryezë dhe nuk mund të arkivohet, duke theksuar se komuniteti kërkon prej dekadash një status të veçantë diplomatik. Ai u shpreh se Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve nuk mund të funksionojë si një organizatë e zakonshme, por duhet të ketë njohje ndërkombëtare për të përfaqësuar besimtarët e saj në vende të ndryshme të botës.

 

Duke folur për modelin që mund të ndiqet, Baba Mondi bëri një krahasim me Vatikani, duke ngritur pyetjen: “Ç’humbet Italia nga Vatikani?”, për të argumentuar se një strukturë e tillë nuk dëmton shtetin, por përkundrazi krijon një raport harmonik mes fesë dhe institucioneve shtetërore. Sipas tij, mbetet në dorën e shtetit shqiptar të vendosë nëse kjo do të marrë formën e një mini-shteti apo një statusi tjetër të veçantë.

 

Në deklaratat e tij, Baba Mondi theksoi edhe rolin historik të bektashinjve në Shqipëri, duke pretenduar se Gjergj Kastrioti Skënderbeu kishte lidhje me bektashizmin dhe se komuniteti ka dhënë kontribute të mëdha për kombin. Ai nënvizoi se qëllimi i tyre nuk është ndarja nga Shqipëria, por forcimi i pozitës ndërkombëtare të bektashinjve përmes një statusi të njohur dhe të garantuar.

 

"Ne shqiptarë jemi, ça do i bëjmë Shqipërisë? A kemi dhënë? A jemi masakruar për Shqipërinë? Skënderbeu, bektashi ka qenë, që i mblodhi. Kush e ka bërë përveç Skënderbeut? Asnjë. Ishte atje… ishte bektashi!", tha Baba Mondi./JOQ

XS
SM
MD
LG