Lidhje


Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot emërimin e Skënder Hitës si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke i dhënë njëkohësisht edhe gradën “Drejtues Madhor”.

 

Ministri i Brendshëm ka reaguar pas vendimit, duke theksuar se përzgjedhja e Hitës është bërë mbi bazën e meritës, profesionalizmit dhe integritetit. Sipas tij, Hita ishte ndër kandidatët më të vlerësuar në procesin konkurrues, ku ka spikatur për përvojën e tij të gjatë, vizionin strategjik dhe angazhimin e palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve.

 

“Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Drejtimi i saj kërkon profesionalizëm, ndershmëri dhe përgjegjësi të lartë publike. Jam i bindur se nën drejtimin e tij, Policia do të forcojë performancën, do të rrisë besimin e qytetarëve dhe do të përmbushë me përkushtim misionin e saj”, u shpreh ministri. 

XS
SM
MD
LG