Kryetari i PD, Sali Berisha, nga protesta para Kryeministrisë u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë ndaj Edi Rama, duke përdorur vezë dhe domate në takimet e tij publike, si formë kundërshtimi ndaj qeverisë.
Berisha akuzoi Ramën për keqmenaxhim dhe vjedhje të resurseve publike, duke përmendur projekte si porti i Durrësit, tuneli i Llogarasë dhe inceneratori i Tiranës, ndërsa u bëri thirrje veçanërisht pensionistëve të ngrihen kundër “poshtërimit” dhe kushteve të vështira ekonomike.
Ai premtoi rritje të pensioneve dhe pagave nëse opozita vjen në pushtet, duke garantuar “minimum jetik” dhe standarde më të larta në rajon, si dhe ftoi qytetarët të bashkohen më 17 prill në një “kryengritje të madhe paqësore” kundër qeverisë.