Lidhje


‘Shuhet’ Shqipëria, numri i lindjeve ra me 20% në 3-mujorin e tretë

Sipas të dhënave të INSTAT numri i lindjeve në 3-mujorin e tretë 2022 ishin 6.172. Kjo ka shënuar një rënie me 19,6% krahasuar me tremujorin e tretë 2021. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2022 është 5.130. Kjo reflekton një rënie prej 19,8%, krahasuar me tremujorin e tretë 2021. Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e tretë 2022 tregon se janë 1.042 lindje më shumë se sa vdekje. Në tremujorin e tretë 2022, gjashtë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë. Në gjashtë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.

Të dhënat për tremujorin e tretë 2022

Në tremujorin e tretë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 928 lindje më shumë sesa vdekje. Qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 139 vdekje më shumë se sa lindje. Në tremujorin e tretë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021. Në tremujorin e tretë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.172 lindje. Qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 90 lindje.


Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të tretë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Beratit me 8,7%. Rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 28,7%. Në tremujorin e tretë 2022, në 11 qarqe të vendit u shënuan ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021.

 

Në tremujorin e tretë 2022, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 126 vdekje. Ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.244 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Lezhës me rënie prej 29,7%.

XS
SM
MD
LG