Lidhje


SPAK kërkoi rikthimin e tij në qeli, policia shoqëron ish-krybashkiakun e Himarës Jorgo Goro

Policia e Vlorës ka ekzekutuar vendimin e GJKKO-së për ndalimin e Jorgo Goros. Mbrëmjen e së martës, Goro është shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës, ku ndodhet edhe aktualisht.

 

SPAK ka kërkuar rikthimin në burg të Jorgo Goros, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme konfirmoi dënimin me 2 vite burg. Prokuroria e Posaçme thotë se Jorgo Goros nga përllogaritjet i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 dite burg për të vuajtur.  Jorgo Goro u lirua më 29 gusht të këtij viti.

 

Urdhri I ka kaluar Policisë së shtetit, por deri në këto moment nuk është ekzekutuar nga ana e Policisë.  Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme nëpërmjet avokatëve mbrojtës Jorgo Goro ka  revokuar zbatimin e vendimit për dënimin e tij.

 

Më 25 Mars të këtij viti Gjykata e Apelit, la në fuqi në fuqi dënimin me dy vite burg për Jorgo Goron, lidhur me dosjen e tjetërsimit te një prone në zonën e Livadhës.

 

Me 30 korrik 2025, Jorgo Goro u dënua me 2 vite burg, për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Çështja ai e apeloi.

 

Gjithashtu, Goro është dënuar me 5 vite ndalim për të mbajtur funksione publike.

 

Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke./euronews

XS
SM
MD
LG