Lidhje


Shqipëria ‘han me shtatë porta’! – Eksperti shpërthen ndaj Ramës: Nga MEK te afganët, vendi në rrezik!

 

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Marlind Laçi, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Shqipëria është kthyer në han me shtatë porta, duke pranuar nga ujgurët, muxhahedinët, afganët, apo gylenistët duke u kthyer në problem për vendin. Ai kritikoi qëndrimin e Ramës pro Izraelit dhe kundër Iranit, duke e quajtur servil.

 

“Politikisht shteti nuk mund të jetë han me shtatë porta. Kemi afganët që konsiderohen kolaboracionistë nga talebanët. Kemi ujgurët, por nuk kanë përbërë kërcënim. Kemi MEK, që konsiderohet organizatë terroriste nga Irani. Kemi edhe një organizatë terroriste, që konsiderohet nga Turqia, që madje qeverisin Komunitetin Mysliman.

 

Shqipëria është kthyer në han me shtatë porta. Kur thonë ndërkombëtarët duhet ta merrni filan opozitë, jemi direkt 'yes men' dhe kryhet gjithçka. Sigurisht jam pro mbajtjes së tyre, por me kusht që të mos kthehen në problem për Shqipërinë. Dera mund të jetë e hapur për njerëz paqësorë, por ka kritere.

 

Institucionet e dinë se çfarë aktiviteti është kryer atje. Duhet të jemi seriozë në aspektin e vendimarrjes. Nuk kemi pritur që pas 15 viteve, mund të ndodheshim në një konflikt të tillë, që është nxitur edhe më tej nga Rama, që në format më të shëmtuara të servilizmit ka ndërmarrë hapa, qoftë në fjalimin në Knesset. Kemi edhe aktin e shpalljes luftë de jure me rezolutën, shpalljen e Iranit si shtet terrorist.

 

Fuqitë e mëdha, si SHBA dhe Irani i gjejnë në fund gjuhën e përbashkët. Por problemi është me Republikën tonë, që është e para në frontin e komformizmit politik”- tha Laçi.

XS
SM
MD
LG