Lidhje


Dënohet me 11 vite burg biznesmeni Rezart Taçi

 

GJKKO ka shpallur fajtor biznesmenin Rezart Taçi për veprën penale të pastrimit të parave, duke e dënuar me 11 vite burgim.

 

Po ashtu, ai është gjetur fajtor edhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për të cilën është dënuar me 2 vite burg.

 

Në bashkim të dënimeve, gjykata ka vendosur dënimin përfundimtar prej 11 vitesh heqje lirie.

 

Taçi u shpall fajtor për përfshirje në tentativën për pastrimin e 18.3 milionë eurove të mafias italiane. Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar fillimisht për një vit, pasi ai nuk u gjet për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg”, të dhënë në mungesë ndaj tij.

 

Deri më tani për këtë çështje Bledar Lilo e Artur Balla janë dënuar përkatësisht me 6 vjet e 8 muaj dhe 7 vjet e 4 muaj burgim.  

XS
SM
MD
LG