Lidhje


Këshilltari i Xhaçkës arriti të zhvasë miliona euro, ja si Amant Josifi mashtroi mijëra gjermanë

Emisioni ‘Në shënjestër’, trajtoi këtë të mërkurë, dosjen gjermane të mashtrimit me call center, ku i përshirë del të jetë kompania e drejtuar nga gjeorgjiani me pasaportë izraelite Mikheil Biniashvili i njohur edhe me pseudonimin Mishka dhe Amant Josifi, dikur ish-këshilltar i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ish-ortaku në biznes i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama. Nga ky mashtrim rezulton se janë zhvatur miliona euro nga llogaritë e mijëra qytetarëve në Evropë. Kontrolli i postës elektronike të saj tregon se Puca ka shërbyer në vende të ndryshme për llogari të Mishkës, duke zhvilluar softuerë që më pas janë përdorur për të mashtruar qytetarët në Evropë.

 

 

Mishka dhe Amant Josifi zhvendosën ushtrinë e tyre nga Shqipëria fillimisht në Maqedoninë e Veriut dhe më pas në Lituani dhe Gjeorgji, ku vazhduan aktivitetin e tyre kriminal mashtrues. Irisa Puca, e njohur ndryshe si Irisa Stone, rezulton të jetë një person i rëndësishëm në grup, i cili është përgjegjës për sigurimin e biletave. 

 

 

Nga kontrolli i emaileve të shtetases Irisa Puca, na rezulton se ky person është përgjegjës për sistemin e biletave, që përdoret edhe për platforma të tjera.
Në dëshminë e tij Eni/ Hysen Speci, thotë se ajo ka një lloj pozicioni si drejtuese ekipi.
Po kështu rezulton se Irisa Puca, ka një numër të madh grupesh në chat që i referohen sistemeve CRM, platformave te ndryshme, domeneve, adresave IP, etj. si dhe përmbajtje të tjera teknike në këtë kontekst.

 

 

Vetëm në llogaritë e SPOT MT, autoritetet gjermane mundën të gjenin miliona euro, të cilat mendohet se i përkasin qytetarëve evropianë të mashtruar nga kjo platformë. Ka pasur edhe platforma të ngjashme të krijuara nga ‘Milton Group’, falë bashkëpunimit të Amant Josifit dhe Biniashvilit.

 

 

‘Spot MT’ është një qendër thirrjesh (Call Centre), e regjistruar në QKR.
26. Gjatë vlerësimit të kësaj kompanie u arrit të zbulohej një llogari në emër të ‘Joshua Development LTD’, ku gjatë hetimeve në lidhje me ‘Capital Markets Banc’ edhe kjo një platformë mashtrimi, u sigurua se në këtë llogari rrjedhin afërsisht 16.9 milion euro.
Llogari, në të cilën mendohet se janë mbledhur paratë e personave të dëmtuar.
Ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2018, po për llogari të ‘Spot MT’, me anë të transaksioneve të ndryshme, mendohet se janë futur gati 1.9 milion euro./ Nga Ora news

XS
SM
MD
LG