Lidhje


Goditen 3 call-centera në Tiranë, 1 milionë euro të sekuestruara. Zbulohen emrat e të arrestuarve

 

Policia e Tiranës ka goditur tre call centera në kryeqytet pas një hetimi intensiv nga Krimi Kibernetik. Mësohet se, gjatë aksionit u sekuestruan mbi 800 mijë euro cash dhe pajisje të shumta teknologjike si servera e kompjutera.

 

Janë shoqëruar për marrje në pyetje rreth 80 operatorë, ndërsa disa persona të tjerë janë vënë në pranga. Dy prej të arrestuarve, Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, dyshohen se i konvertonin shumat e vjedhura në cryptomonedha.

 

Skema ka mashtruar mijëra qytetarë evropianë, duke shkaktuar një dëm ekonomik që llogaritet mbi 50 milionë euro. Hetimet po vijojnë për të zbuluar baza të tjera të mundshme që janë pjesë e këtij rrjeti kriminal.

 

Emrat:

 

Arrest në burg
Eduart Dalla
Mateo Hoxha
Tedi Agastra
Ledio Toçi
Xhoel Mekollo
Marsel Lami
Xhoji Hitaj

 

Ndalim dalje jashtë vendi


Aida Vokli
Ledjon Cenaj.

XS
SM
MD
LG