Lidhje


Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

 

Donald Trump i ka dërguar Senatit të Shteteve të Bashkuara emrin e Eric Wendt, nga Kalifornia, për t’u emëruar si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shtetetve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

 

Njoftimi u bë nga Shtëpia e Bardhë. Wendt është një ish-gjeneral i lartë amerikan ndërsa figura e tij konsiderohet e një profili me përvojë të gjerë në diplomaci ushtarake dhe operacione ndërkombëtare, çka e bën atë një emër të rëndësishëm në politikën e sigurisë së SHBA.

XS
SM
MD
LG