Lidhje


Rriten sërish nafta dhe benzina - Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja

 

Bordi i Transparencës ka rritur me 5 lekë çmimin e naftës. Duke nisur nga ora 12.30, nafta do të shitet me 202 lekë/litri. Benzina rritet me 4 lekë dhe do të shitet me 176 lekë për litër.

 

Njoftimi i plotë

 

Bordi i Transparencës në datë 22 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

 

Marsi i shtrenjtë, çmimet e perimeve në stratosferë! Domatet 29% më shumë se në shkurt, karburanti u rrit deri në 16%


Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 ora 12.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

XS
SM
MD
LG