Aksident i rëndë në aksin Kavajë – Rrogozhinë, humb jetën një person
Friday, 24 April 2026 08:13
Policia njofton se rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë – Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, një automjet me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar.
“Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit” – thuhet në njoftim.