Lidhje


Ambasada amerikane në Tiranë ndan pamje nga stërvitja e përbashkët SHBA–Shqipëri në Zall Herr

 

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar në X pamje nga një stërvitje e përbashkët mes Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara dhe atyre shqiptare.

 

“Nën vëzhgimin e instruktorëve të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara, operatorët e Forcave Speciale Shqiptare kryen një stërvitje intensive lëvizjeje dhe zbulimi në kompleksin e Regjimentit të Forcave Speciale të Zall Herrit këtë muaj”.

 

Nga stërvitjet e vazhdueshme që kanë kryer dy vendet, është vënë në dukje synimi për rritjen e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

XS
SM
MD
LG