Lidhje


Rama firmos “supermarrëveshjen” ushtarake: Anije luftarake “Made in Albania” do të prodhohen në Pashaliman?

 

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes mes gjigantit italian Fincantieri dhe kompanisë KAYO për prodhimin e anijeve në kantierin e Pashalimanit në Shqipëri.

 

Sipas Ramës, shoqëria e re do të prodhojë anije jo vetëm për Forcat e Armatosura shqiptare, por edhe për ushtritë e vendeve aleate, duke e kthyer Shqipërinë në një pikë të rëndësishme të industrisë ushtarake në rajon.

 

Ai e cilësoi këtë si një partneritet strategjik me qeverinë italiane dhe një mundësi të madhe për të rinjtë, sidomos për nxënësit e shkollës Industriale të Vlorës, të cilët do të përfshihen të parët në programe trajnimi për t’u bërë pjesë e kësaj industrie të re.

 

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se marrëveshja do ta shndërrojë Shqipërinë në një bazë të re europiane të Fincantierit për prodhimin e anijeve të vogla dhe të mesme, duke sjellë rreth 400 vende të reja pune dhe rritje të kapaciteteve prodhuese vendase.

 

Edhe përfaqësuesit e Fincantierit theksuan se projekti nuk është thjesht një kontratë, por një strategji afatgjatë me ambicie eksporti, modernizimi dhe konkurrueshmërie ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG