Shqipëria do përballet në qershor me Izraelin, në një miqësore në ‘Air Albania’
Thursday, 30 April 2026 14:55
Muaji qershor sjell një tjetër provë të rëndësishme për Kombëtaren, që do të zbresë në fushë për dy ndeshje miqësore në stadiumin “Air Albania”.
Kuqezinjtë do të përballen më 3 qershor, në orën 20:00, me Izraelin, në atë që do të jetë testi i parë i muajit.
Kjo do të jetë përballja e 7-të në histori mes dy përfaqësueseve dhe e para miqësore, pasi të gjitha takimet e mëparshme janë zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të Kampionateve Botërore dhe Europiane.
Sa i përket bilancit të ndeshjeve, kuqezinjtë kanë fituar dy nga përballjet dhe kanë humbur katër.
Ndërkohë, më 6 qershor, po në orën 20:00, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Luksemburgut, sërish në “Air Albania”.