Lidhje


Berisha shmang turpin me kandidatë fiktivë - Ngelet i vetëm në garë si kryetar i PD

 

Nuk do të ketë një garë false në Partinë Demokratike me Mereme Salën. Sali Berisha ka vendosur që do të jetë i vetmi kandidat për kryetar në partinë e tij. Në Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike u eleminuan edhe dy kandidatët e tjerë Mereme Sala dhe Vladimir Mulaj, duke konfirmuar atë që dihej që në fillim.

 

Sipas njoftimit zyrtar, kërkesat që nuk përmbushnin kushtin që të kishin një profil të lartë publik u lanë jashtë loje dhe Berisha do të jetë kandidat për kryetar pa garë. Sa për formalitet, komisioni sqaroi se nuk mund të merret me aplikime që nuk vijnë nga anëtarë të PDSH, duke e ngushtuar garën që në start.

 

Në fund, nga tre kandidatë të depozituar dhe të “verifikuar”, vetëm njëri rezultoi plotësisht në përputhje me standardet statutore: Sali Berisha, i cili përmbush çdo germë të vendimit nr. 35/1, datë 18.03.2016.

 

I vetmi kandidat real në tentativë ishte Ervin Salianji që pasi shfaqi ambicien e tij, me gjasë do të mbetet jashtë forumeve të reja që do të zgjidhen.

XS
SM
MD
LG