Alarm: Shqipëria kampione e varfërisë në punë – 4 në 10 punonjës s’e mbyllin dot muajin!
Më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, një raport i fundit i Komisioni Europian nxjerr në pah një realitet shqetësues për Shqipërinë: 39% e punonjësve shqiptarë kanë vështirësi për të mbyllur muajin, niveli më i lartë në Europë, krahasuar me vetëm 8% mesatarja e BE-së.
Shqipëria lë pas edhe vende si Greqia (21%) dhe vendet e rajonit si Kosova (18%) apo Bosnja (13%), ndërsa vende si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përmirësime të dukshme ndër vite.
Në nivel europian, situata është përmirësuar krahasuar me vitin 2010, por diferencat mes vendeve mbeten të theksuara. Grupi më i goditur janë prindërit e vetëm (deri në 43-46%), punonjësit me kontrata të pasigurta dhe ata me kualifikim të ulët, ku vështirësitë financiare janë dukshëm më të larta.
Raporti thekson se problemet lidhen me cilësinë e punës, nivelin e pagave dhe strukturën e tregut të punës, duke sugjeruar nevojën për politika të targetuara për grupet më vulnerabël.