Lidhje


Kupola mafioze e Coca Cola në Tiranë, zhdukje mbetjesh, mashtrim dhe pastrim parash

Drejtuesit e kompanisë së pijeve joalkoolike Coca-Cola Bottling Shqipëria dyshohet se janë përfshirë në aktivitete të paligjshme, përfshirë zhdukjen pa gjurmë të pijeve të skaduara dhe mbetjeve, hedhjen në treg të produkteve jashtë afatit, si dhe mashtrime me taksat dhe pastrim parash përmes pasurive të paluajtshme.

 

Një raport i Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje në procedurat e asgjësimit të mbetjeve. Për vitin 2020 mungon procesverbali i rregullt i asgjësimit të pijeve të skaduara, pasi ai është firmosur vetëm nga inspektorët e AKU-së, duke përjashtuar përfaqësuesit e Mjedisit dhe Tatimeve, në kundërshtim me ligjin. Po ashtu mungojnë foto të procesit dhe dokumentacioni i daljes së produkteve nga magazina, çka ngre dyshime nëse asgjësimi është kryer realisht.

 

Sipas lejes mjedisore të vitit 2015, kompania duhet të trajtojë mbetje të caktuara përmes operatorëve të licencuar. Megjithatë, në maj 2024 ajo ka kërkuar të asgjësojë mbetje si karbon aktiv dhe llumra (me kode specifike), të cilat nuk figurojnë në lejen përkatëse, ndonëse deklarohet se gjenerohen në sasi të konsiderueshme.

 

Në një përgjigje zyrtare, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka bërë me dije se subjektet e licencuara për këto mbetje në Shqipëri nuk kanë asnjë kontratë me kompaninë. Ndërkohë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit konfirmon se nuk ka pasur asnjë kërkesë për eksport të tyre gjatë viteve 2022–2024, duke lënë pa përgjigje se ku përfundojnë këto mbetje.

 

Aksionerët kryesorë të kompanisë janë Maria Cristina Elmi dhe Luca Busi, ndërsa administrimi në Shqipëri drejtohet nga Klesara Fani, e cila ka edhe rol drejtues në kompani të pasurive të paluajtshme. Në strukturën drejtuese përfshihen gjithashtu Albi Greva dhe Phillipine Mtikitiki.

 

Ndërkohë, një investigim i gazetës Le Monde ka raportuar se kompania Coca-Cola ka shpenzuar miliona euro në Francë për të ndikuar profesionistë të shëndetësisë, me qëllim zhvendosjen e vëmendjes nga efektet e pijeve me gaz dhe sheqer në shëndet.

 

Drejtuesit e kompanisë së pijes joalkoolike Coca Cola në Shqipëri (ku Coca Cola Bottling Shqipëria), dyshohet se janë përfshirë në aktivit kriminal, sidomos me zhdukjen pa gjurmë të pijeve të skaduara dhe mbetjeve të tjera, hedhjen në treg të pijeve të skaduara, por edhe në mashtrim me taksat dhe pastrim parash në pasuri të paluajtshme.Një raport i Kontrollit të Lartë i Shtetit ka kosntatuar se Coca Cola Bottling Shqipëria, kompania e Coca Colas, abuzon me procedurën e asgjësimit të mbetjeve. Sipas raportit, në procedurën e asgjësimit të pijeve të skaduara për vitin 2020 mungon procesverbali i rregullt i asgjësimit, pasi ai është nënshkruar vetëm nga inspektorët e AKU-së, duke nxjerrë jashtë loje ato të të Mjedisit dhe të Tatimeve, të cilët, sipas ligjit duhet të firmosnin proçesverbalin.Konstatimi tjetër i KLSH është edhe mungesa e fotove të vendit, ku janë asgjësuar produktet dhe fletëdalja e produkteve të skaduara nga magazina. Elementë tepër të rëndësishëm, mungesa e të cilëve vë në diskutim faktin nëse janë asgjësuar vërtet këto pije të skaduara dhe nëse jo, ku kanë përfunduar. Bazuar në lejen mjedisore të vitit 2015 të kompanisë Coca Cola, ky subjekt gjeneron një sërë mbetjesh, duke nisur nga ambalazhet letër, karton, plastikë, e deri te llumrat që dalin nga impianti i trajtimit të ujërave, që kategorizohen me këto kode, e që duhet të asgjësohen jashtë vendndodhjes nga operatorë të liçensuar. Por, këtu bëhet fjalë vetëm për kodet që Coca cola deklaron se gjeneron sipas lejes mjedisore, por në realitet kompania nuk gjeneron vetëm mbetjet e sipërcituara. Më datë 15 maj të vitit 2024 Coca Cola Bottling Shqipëria ka kërkuar të asgjësojë dy lloje mbetjesh: karbon aktiv që mban kodin 19 09 04 dhe llumra me kodin 19 02 06, mbetje që nuk pasqyrohen në asnjë faqe të lejes, edhe pse kompania përshkruan në kërkesë se i gjeneron në sasitë: 3 ton karbon një herë në dy vite dhe 24 ton llumra dy herë në muaj. Mirë që i gjeneron pa leje, në shkelje të rëndë të ligjit, po pyetja më e rëndësishme: ku përfundojnë këto mbetje?Në një përgjigje të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mësojmë se asgjësimin e këtyre dy kodeve në Shqipëri e bëjnë vetëm këto subjekte: Alb Tech Plast, Brema, KAKS Shpk, Tirana Bussiness dhe Vlora Alumin, të cilat shprehen kategorikë se nuk kanë asnjë marrëdhënie kontraktuale asgjësimi mbetjesh me Coca Colën. Gjithashtu Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sqaron se nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga ky subjekt për eksport të mbetjeve gjatë periudhës 2022-2024. Asnjë gjurmë për asgjësimin, ndërkohë që Coca Cola Bottling Shqipëria vazhdon të gjenerojë mbetje që as nuk i ka në leje dhe as nuk dihet se ku përfundojnë. Aksionerët kryesore të Coca Cola Bottling Shqipëria janë shtetasit italianë Maria Cristina Elmi dhe Luca Busi, të cilët kanë 30 vite që mashtrojnë me asgjësimin e mbeteve, duke shfytëzuar dobësinë e institucioneve ligjzbatuese shqiptare. Presidenti i Coca Cola Luca Busi dyshohet se ka lidhje me mafien e mbejteve, skemat mashtuese dhe fshehje të ardhurash.Administratore e Coca Cola në Shqipëri është Klesara Fani, me rol të dyshimtë në aferën me asgjësimin e mbetjeve të kompanisë. Luca Busi i ka besuar znj. Fani edhe pozicionin e zëvëndëspresidentes së kompanisë, madje me një autorizim specifik për mbikqyrjen e menaxhimit të kompanisë Coca Cola. Fani është njëkohësisht aksionere në kompaninë e shitblerjes së pasurive të paluajtshme MOGUL INVEST shpk. Në dhjetor të vitit 2024, administrator i kompanisë së Coca Cola është caktuar edhe Albi Greva. Gjithashtu, pjesë e administrimit të kompanisë është edhe Phillipine Mtikitiki. Ndërkaq, sipas një investigimi të së përditshme “Le Monde” kompania “Coca-Cola” ka shpenzuar tetë milionë euro në Francë për të influencuar profesionistët e shëndetësisë dhe hulumtuesit në këtë fushë. Sipas së përditshmes, qëllimi është për të larguar vëmendjen nga efektet që mund të ndikojnë në shëndetin tonë pijet me gaz dhe pijet me sheqer të shtuar.

 

/burimi JOQ, Prapaskena,etj

XS
SM
MD
LG