Tragjedi në Durrës/ Dy fëmijë duke luajtur v.riten nga i dehuri në timon – një tjetër në gjendje të rëndë – fëmija i katërt shpëtoi mrekullisht
Durrësi është tronditur këtë të diel nga një aksident i rëndë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy fëmijë 10-vjeçarë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15, ku fëmijët po luanin pranë banesave të tyre. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Nikoll Radaçi, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe ka humbur kontrollin e automjetit, duke përplasur të miturit në trotuar.
Dy prej fëmijëve ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa i treti u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në gjendje kritike.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se një nga viktimat dhe i plagosuri janë kushërinj të parë. Ndërkohë, një tjetër fëmijë që humbi jetën jetonte me të afërmit, pasi prindërit ndodheshin në Itali për arsye shëndetësore familjare.
Në momentin e aksidentit, në zonë ndodheshin katër fëmijë, por njëri prej tyre arriti të shmangte përplasjen.