Lidhje


Kurti dhe Rama takohen në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Armeni

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin Edi Rama, gjatë zhvillimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Jerevan të Armenisë.

 

Takimi mes dy liderëve është zhvilluar në kuadër të darkës zyrtare të shtruar nga Presidenti i Armenisë, Vahagn Khachaturyan, ku janë mbledhur krerë shtetesh dhe qeverish nga vende të ndryshme evropiane.

 

Kurti ndodhet në Armeni për të marrë pjesë në këtë samit të rëndësishëm evropian, ku ka zhvilluar gjithashtu takime të shkurtra dhe biseda me një sërë liderësh ndërkombëtarë. Diskutimet janë fokusuar kryesisht në zhvillimet aktuale në Evropë, bashkëpunimin rajonal dhe mundësitë për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.

 

Në të njëjtin aktivitet po merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka zhvilluar gjithashtu takime me liderë të ndryshëm evropianë dhe po ndjek agjendën e samitit, që synon forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes vendeve të kontinentit.

XS
SM
MD
LG