Lidhje


Ministri Hoxha: S’ka bllokim të negociatave, artikulli Rama–Vuçiç nuk është kundër BE

 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka raportuar këtë të hënë në Komisionin e Jashtëm në një seancë dëgjimore, ku ka folur gjerësisht për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe zhvillimet më të fundit në negociatat me Bashkimin Evropian.

 

Ministri hodhi poshtë pretendimet për bllokim apo veto nga shtetet anëtare të BE-së, duke deklaruar se procesi i anëtarësimit po vijon normalisht dhe nuk ka asnjë pengesë formale. Ai theksoi se Shqipëria po ecën mbi bazën e meritës dhe përmbushjes së reformave, ndërsa shtoi se rekomandimet e Komisionit Evropian në kuadër të raportit IBAR kanë qenë pozitive dhe mbështesin vijimin e procesit. Hoxha nënvizoi gjithashtu se synimi strategjik i vendit mbetet anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

 

“Nuk ka pasur dhe nuk ka bllokim, nuk ka pasur dhe nuk ka veto nga asnjë shtet anëtar për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, u deklarua qartë nga Hoxha, duke shtuar se kjo ecuri pozitive është konfirmuar edhe nga Delegacioni i BE-së në Tiranë.

 

Gjatë raportimit, Hoxha u ndal te progresi i Shqipërisë në procesin e negociatave, duke theksuar se vendi ka kaluar nga hapja e zero kapitujve në tetor 2024, në hapjen e të gjithë 33 kapitujve brenda nëntorit 2025. Sipas tij, ky është një ritëm që dëshmon si përgatitjen institucionale të Shqipërisë, ashtu edhe mbështetjen e institucioneve të BE-së për avancimin e vendit në procesin e integrimit.

XS
SM
MD
LG