Lidhje


Çmenduri/ Mbante të mbyllur në shtëpi nënën, gruan e vajzën e mitur dhe i dhunonte, arrestohet 35-vjeçari

Tiranë/ Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në DVP Tiranë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje. Mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Read more ...


At Nikolla Xhufka apo Janullatos?/ Kush duhet të jetë kreu i ortodoksisë shqiptare

Shqiptarët e Amerikës kanë ngritur një sondazh on line, mbi atë që do të donin të shihnin në krye të kishës ortodokse autoqefale Shqiptare. Ajo që po ndodh prej kohësh është një debat në distancë midis frymës Noliane dhe ndikimit grek (të përfaqësuar nga Janullatos) brenda kishës autoqefale shqiptare. At Nikolla Xhufka mbron prej kohësh bindjen se kisha ortodokse shqiptare nuk duhet të udhëhiqet nga Greqia, apo përaqësuesit e saj. Ndaj edhe shqiptarët e Amerikës morrën iniciativën e një sondazhi mbarkombëtar, për të parë sesa e mbështesin shqiptarët idenë e një kishe tërësisht të pavarur apo vazhdimësisë në atë që edhe sot ndodhet. 

Read more ...


"Sakrificat" e politikanëve shqiptarë për takime në SHBA

Në vitin 2012, Edi Rama pagoi 80 mijë dollarë për një foto me Barak Obamën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke qenë se ligji amerikan e ndalonte financimin e huaj në mbledhjen e fondeve për fushatë, Bilal Shehu u dënua nga gjykata amerikane se mori transfertën bankare “nga një burim i huaj” për të paguar fushatën e Obamës. Aktakuza nuk e përmendi emrin e financuesit të huaj të këtij operacioni të paligjshëm në SHBA, por Reuters raportoi se personi që përfitoi nga financimi qe Edi Rama.

Read more ...


Dhunoi taksistin dhe i grabiti paratë/ Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi i ka grabitur një shumë para një taksisti në Tiranë dhe më pas e ka goditur atë me mjet prerës. Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se ditën e djeshme, rreth orës 04:00 të mëngjesit, në “Rrugën e Kavajës”, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë një shumë parash, goditur me mjet prerës, taksistin me të cilin udhëtonte, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Read more ...


Rreth 2 mijë pensionistë italianë në Durrës/Kursejmë 25 mijë euro në vit

“Mirë se vini në Shqipëri, kjo është parajsa e pensionistëve italianë”. Kështu e nis artikullin e saj dedikuar pensionistëve italianë që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pleqërinë, e përditshmja italiane Tgcom24. Gazetarja e emisionit “È sempre Cartabianca” bëri një udhëtim në Durrës për t’u takuar me një grup bashkatdhetarësh, të cilët kanë zgjedhur të ndryshojnë shtet dhe të zhvendosen në qytetin bregdetar pas daljes në pension. “Ka një konventë dypalëshe mes dy kombeve, sipas së cilës Italia, duke lëvizur vendbanimin këtu dhe duke qëndruar më shumë se gjashtë muaj në vit, detyrohet t’i japë një pension bruto”- rrëfen një pensionist duke nënvizuar se tani është në gjendje të përfitoje 1500 euro në muaj në vend të 1150 që ishte më parë duke mos u taksuar.

Read more ...

XS
SM
MD
LG