Lidhje


Skandali i abuzimit të Abu Ghraib 20 vjet më vonë: A u kompensuan viktimat?

Nga Alasdair Soussi

 

Kur programi televiziv amerikan i lajmeve 60 Minutes II zbuloi imazhe të burrave irakenë që abuzoheshin dhe poshtëroheshin nga gardianët e tyre amerikanë në burgun e Abu Ghraib në Irak 20 vjet më parë këtë fundjavë, fushata ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe pushtimi i mëvonshëm i Irakut ishte vetëm 13 muajsh.  Presidenti i rrëzuar irakian Saddam Hussein, i cili ishte kapur nga forcat amerikane më shumë se katër muaj më parë, ishte në pritje të gjyqit me akuza për krime kundër njerëzimit dhe vetë shteti irakian ishte nën dominimin e dhunës dhe kaosit.

 

Dy dekada më vonë, është duke u zhvilluar një çështje civile që është ngritur nga viktimat e Abu Ghraib kundër një kompanie nënkontraktore amerikane që ushtronte veprimtarinë e saj mbikqyrëse në burg. 

 

Çfarë shfaqën imazhet e Abu Ghraib?


Fotografitë e transmetuara në 60 Minutes treguan rojet amerikane në Abu Ghraib duke i nënshtruar të burgosurit irakianë ndaj formave të ndryshme të dhunës, sulmeve seksuale dhe poshtërimeve. Shumë prej të burgosurve ishin kapur nga ushtarët amerikanë me dyshimin se ishin pjesë e grupeve të armatosura, por sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, 70 për qind deri në 90 për qind e tyre ishin kalimtarë të pafajshëm që ishin arrestuar gabimisht.

 

Një imazh tregonte të burgosur të zhveshur të grumbulluar mbi njëri tjetrin me rrëmbyesit e tyre amerikanë që qëndronin duke buzëqeshur pas tyre. Një tjetër tregoi një ushtar amerikan që mbante një të burgosur lakuriq në zinxhir.

 

Megjithatë, imazhi përcaktues i skandalit rezultoi të ishte imazhi poshtërues i një burri irakian me kapuç që mbante telat elektrikë dhe qëndronte mbi një kuti.

 

Gjenerali i atëhershëm amerikan Mark Kimmitt, i cili ishte zëvendësdrejtor i operacioneve të koalicionit në Irak , i cili u intervistua për artikullin e CBS News të prillit 2004, tha: “Sinqerisht, unë mendoj se të gjithë ne jemi të zhgënjyer nga veprimet e disave. E dini, ne i duam ushtarët tanë çdo ditë, por sinqerisht, disa ditë nuk jemi gjithmonë krenarë për ushtarët tanë.”

 

Zbulimet e mëvonshme nga CBS News zbuluan se raporti i ushtrisë amerikane në të cilin transmetuesi amerikan kishte bazuar historinë e tij origjinale mbi Abu Ghraib, në fakt kishte detajuar "incidente të shumta të abuzimeve sadiste, flagrante dhe të paarsyeshme kriminale" të ushtarëve amerikan ndaj irakianëve.

 


A u mbajt përgjegjës ndonjë ushtar amerikan?

 

Nga 11 ushtarët e dënuar nga ushtria amerikane për keqtrajtim të të burgosurve irakianë në Abu Ghraib, nëntë u dënuan me burg.

 

Por shpejt u bë e qartë se abuzimi amerikan ndaj të burgosurve irakianë nuk ishte i kufizuar vetëm në Abu Ghraib. Në të vërtetë, pasi CBS zbuloi skandalin e Abu Ghraib, korporata e lajmeve filloi të mësonte për ekzistencën e intervistave të hetuesve të ushtrisë që nxorrën në dritë edhe abuzimin e të burgosurve në qendrat e tjera të paraburgimit në Irak, si burgu al-Mahmudiya, një objekt paraburgimi. Skandal për të cilin u burgosën edhe personel të tjerë ushtarakë amerikanë.

 

 

Ebu Ghraib



Në shtator, Human Rights Watch tha: “Qeveria amerikane me sa duket ka dështuar të sigurojë kompensim ose dëmshpërblim për irakenët që pësuan tortura dhe abuzime të tjera nga forcat amerikane në Abu Ghraib dhe burgje të tjera të drejtuara nga SHBA në Irak dy dekada më parë”.

 

 

Ekzistenca e Aktit Federal për Kërkesat e Detyrimeve, i cili i jep qeverisë amerikane imunitet nga çdo padi që lind gjatë luftës, do të thotë se kërkimi i dëmshpërblimit është i vështirë.

 

 

Në vend të kësaj, viktimat irakiane të abuzimit të SHBA-së janë detyruar të ndjekin nënkontraktorët ushtarakë amerikanë, duke krijuar një distancë përgjegjësie në mënyrë që qeveria federale të mund të mbrohej nga përgjegjësia”.

 

 

Së fundmi, më 15 prill të këtij viti, një gjykatë federale në Virxhinia filloi dëgjimin e çështjes së Al Shimari kundër CACI, një firmë private sigurie e punësuar në vitin 2003 nga qeveria amerikane për të marrë në pyetje./Nga ALjazeera.com

XS
SM
MD
LG