Lidhje


Video/ Natyra njerëzore sikurse paniku i një lepuri të zënë në "çark"

Nga Alban Gorishti
 
 
Kur pashë këtë video, mu duk sikur pashë historinë psikologjike të njeriut në përballjen me situatat dhe dinamikat e së përditshmes. Por në këtë rast njeriu është brenda këtij kafazi ndërsa jashtë tij ndodhen dy rreziqe, përballë të cilëve shfaqet natyra njerëzore, edhe pse e përfytyruar në lëvizjet e atyre kafshëve.
Kemi dy lepuj brenda kafazit të kërcënuar nga dy ujqër jashtë tij, por edhe pse hekurat janë paksa të gjera ujqërit nuk mundet të arrijnë ti kafshojnë por thejsht zgjasin putrat e tyre duke i frikësuar lepujt.
 
 
Kështu edhe pse kjo situatë vazhdon gjatë, në një moment nxitimi, keqkalkulimi dhe trazire të brendshme lepujt njëri pas tjetrit vendosin të dalin nga kafazi duke rënë në gojën e ujqërve.
 
 
Kjo më përmblodhi në mendje modelin tipik njerëzor, i tillë është edhe njeriu, sapo sheh një rrezik(telash) nxiton, frikësohet, hidhet përpjetë, por pa llogjikuar se situata në të cilën ndodhet është më e mirë se çdo vendim i marrë në gjendje stresi. E kështu me euforinë apo nxitimin aspak strategjik ai bie pre e situatave më të vështira për të.
 
 
Edhe nëse disa 'duar' zgjaten drejt nesh ndonjëherë, kjo nuk do të thotë se do të na mbrrin, por edhe nëse na mbrrin ajo që harrojmë shpesh është se jemi më tepër se një në atë kafaz, ndërsa mundet të ndihmojmë njëri tjetrin duke i zmbrapsur ato duar të rrezikut.
Ndaj ngushtësia e ndonjë situate shpesh është më e mirë për ne sesa gjerësia e saj.

 

 

 https://www.facebook.com/100000930139299/videos/290684140644554/

 

 

 

XS
SM
MD
LG